Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Zejnullah Gashi, duke theksuar se para tij është zbatimi i mandatit në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit. Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, kanë thënë nga Zyra e BE-së.

Gashi u dekretua si Kryeprokuror i Shtetit të martën nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, pikërisht nga ajo që gjatë kohës kur kishte qenë Ministre e Drejtësisë kishte thënë se Gashi i kishte shkuar në zyrë “për t’u marrë vesh disi”.