Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës konstituive, përfaqësuesi i Listës Serbe, teksa prezantoi propozimin për nënkryetar të Kuvendit, u shpreh se ai bëhet në emër të popullit serb.

Pas këtij deklarimi, Gërvalla ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar propozimin e Listës Serbe si “skandaloz dhe të papranueshëm”.

“Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar Gërvalla.

Deklarata e Gërvallës vjen në kohën kur Kuvendi po vazhdon përpjekjet për konstituimin e institucioneve të reja.