Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Gani Gecin, i cili u arrestua nën dyshimin për veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
AGK-ja pret që procesi i mëtejmë të zhvillohet duke i dhënë prioritet sigurisë fizike të Mehmetajt.
Po ashtu, organizata kërkon që lënda të trajtohet me profesionalizëm, duke pasur në fokus ruajtjen e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.









