Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, mes mijëra protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë parë bashkë fëmijët e ish-komandantëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale.
Në shesh u panë fëmijët e Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, si dhe vajza e komandant “Calit”.
Fëmijët e ish-komandantëve të UÇK-së u bënë bashkë në mesin e mijëra qytetarëve që po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Protestuesit i kërkuan Kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e nesërme ta fusë në rend të ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë protestës, reflektorët u kthyen nga objekti i Qeverisë.
Kërkesa vjen në prag të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është thirrur për nesër me pika të tjera në rendin e ditës.









