Prokuroria Speciale ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar një operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin “Reçaku II”, ku janë arrestuar pesë persona.

“Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si ‘Reçaku II’, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestuar”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Gjatë operacionit, bëhet me dije se janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione.

Për detaje shtesë për këtë rast Prokuroria Speciale dhe Policia do të mbajnë konferencë për media.