Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka njoftuar se Gjykata ka aprovuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona që dyshohet të kenë manipuluar rezultatin zgjedhor.
Masa e paraburgimit për 21 komisionerë u kërkua për kryerjen e veprës penale falsifikim i rezultateve të votimit e për një komsionere tjetër edhe për marrje ryshfeti.
Mbi një të akuzuar tjetër të prokurorisë, i cili ka kryer funksionin e vëzhguesit në procesin zgjedhor, rëndojnë akuzat e kanosjes dhe dhënies së ryshfetit.
Numërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit përfundoi më 9 janar, por më 13 janar, KQZ vendosi për rinumërimin e pjesshëm të votave në disa qytete. Më 19 janar, si pasojë e diferencës së madhe të votave KQZ vendosi për rinumërim të plotë të votave për kandidatë për deputet.
Dje, më 23 janar, 150 persona janë ndaluar gjatë një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës në Prizren, nën dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e fundit nacionale.









