Presidenti amerikan Donald J. Trump ka kërkuar të enjten mbrëma publikimin e të gjitha detajeve dhe dosjeve të rastit të Jeffrey Epstein, pedofilit kronik që kreu vetëvrasje në vitin 2019 derisa po priste gjykimin.

Ai këtë e bëri të ditur në rrjetin e tij social Truth në një postim ku thoshte “kam kërkuar nga Proukrorja e Përgjithshme të paraqesë çdo dëshmi të rëndësishme nga juria e madhe, nëse aprovohet nga Gjykata”.

Më pas, Prokurorja e Përgjithshme ia ka kthyer Trump duke i thënë se “jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës për të paraqitur dokumentet’.

Kjo ndodhi vie bash në momentin kur Trump po akuzohet për një letër me përmbajtje seksuale të vitit 2003, të cilën thuhet se ia ka dërguar mikut të tij Epstein në 50 vjetorin e lindjes.

Megjithatë, Trump ka mohuar këtë akuzë duke e paraqitur si të rreme dhe dashakeqëse.