Mungesa e dëshmitares Dragana Antonijeviç ka bërë që të anulohet seanca në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, ka thënë se në vend të dëshmitares ftesën e ka pranuar babai i saj, i cili ka thënë dëshmitarja është në Serbi.

Vitin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Milan Radoijçiç për sulmin e armatosur në Banjskë.

Tentim-aneksimi në Banjskë të Zveçanit ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2023, saktësisht dy vite më parë.

Një grup paramilitarësh serbë, të prirë nga kryekrimineli Radoijçiç, sulmoi Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Kosova akuzoi për këtë sulm drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të marrë masa ndaj Beogradit zyrtar.