Ndërpritet seanca Rashiç dështon përsëri

Rashiç nuk ka arritur që të zgjidhet nënkryetar i kuvendit përsëri.

Ndërpritet seanca Rashiç dështon përsëri

Nenad Rashiç

Nenad Rashiç, deputet nga radhët e komunitetit serb, ka dështuar edhe në tentativën e dytë që të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit. Ai mori 56 vota për, kundër 1 dhe 20 abstenime.

Pro Rashiç-it votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa deputetë të minoriteteve jo shumicë. Ata të PDK-së abstenoi, ndërsa Lahi Brahimaj i AAK-së, votoi kundër. Pasi që Rashiç dështoi, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën.

Procedura për përzgjedhje e kandidatit u aplikua me short, si në seancën e kaluar, kjo pasi që Lista Serbe nuk propozoi kandidat tjetër pas tri dështimesh të Slavko Simiç-it.

Para Rashiç-it, dështuan edhe disa deputetë të Listës Serbe. Fillimisht shorti i ra Branislav Nikoliç-it, cili për mori zero vota, kundër 55, abstenime 25, herën e dytë mori zero vota kundër, 54 vota kundër dhe 15 abstenime. Pas tij, tri herë dështoi Zlatan Elek – rezultati ishte i njëjtë në të dy rastet: zero vota për, kundër 54, abstenime 19, në të tretën zero vota për, kundër 55, abstenime 19.

Dështoi edhe Stefan Kovaceviç – Për zero vota, 53 kundër, 19 abstenime. Srdjan Popoviç mori zero vota për, kundër 54, abstenime 19, ngjashëm edhe në tentimin tjetër. Edhe Igor Simiçi dështoi: për zero vota, 55 kundër, 18 abstenime.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e aplikoi procedurën me short, pasi që tha se një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë, duke u thirrur në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Lista Serbe tha se ky aktgjykim nuk vlen për çështjen e nënkryetarëve, prandaj insistuan që kandidat i vetëm i tyre të jetë Simiçi.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin