Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë votuar të premten për shkarkimin e kryeprokurorit të kësaj gjykate, Karim Khan, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, raporton Reuters.
Sipas burimeve të Reuters, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, 82 nga 125 shtetet anëtare të gjykatës votuan në favor të largimit të prokurorit.
Khan nga ana tjetër, i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij.
Votimi për largimin e Khan vjen në një kohë kur ICC-ja po përballet me një vëmendje të shtuar nga Uashingtoni, i cili e konsideron këtë institucion gjyqësor si një kërcënim ndaj sovranitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.









