Më 20 gusht, ne në VOX Kosova publikuam një kontratë skandaloze ku Jeta Xharra dhe organizata e saj BIRN Kosova kishin marrë me qira një pronë shteti me një çmim qesharak e krejtësisht larg çmimit të tregut.

Dy kate të Hotelit Grand me përafërsisht 1 mijë metra katror Xharra i mori me qira për vetëm 400 euro.

Për të treguar se është vërtetë çmenduri ky çmim për këtë hapësirë në këtë objekt ne e patëm dhënë edhe një shembull ku tregonim se si Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore që kishte në të njëjtin objekt zyra me qira, përkundër se veç rreth 100 metra katror paguante qira mujore 1 777 euro.

Pra, paguante 30 herë çmim më të madh, për 10 herë hapësirë më të vogël.

Përkundër të gjitha fakteve të dokumentuara në storjen tonë Jeta Xharra, dërgoi ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Që i bie, sikur padi në Gjykatën e Gazetarëve.

Dhe KMSHK-ja, institucioni më i besueshëm për gazetari në Ballkan vendosi që ankesa e Jeta Xharres kundrejt storjes së VOX Kosova nuk miratohet, pra hidhet poshtë.

Vendimi thotë: “Pas shqyrtimit të ankesës dhe shkrimit të publikuar, KMShK konsideron që shkrimi ka nxjerrë në pah një çështje, mbi të cilën media ka raportuar bazuar në dokumente të caktuara. Përkundër interpretimeve nga autori, megjithatë thelbi i çështjes qëndron dhe media ka raportuar për të”.

Jeta Xharra ishte ankuar edhe se unë e kam quajtur biznesmene atë kur kam folur për të.

Edhe këtë ankesë qesharake KMSHK ia hedhë poshtë Xharrës.

“Sa i përket cilësimit “biznesmene e gazetarisë”, KMShK konstaton se në kuptim të gjerë një cilësim i tillë qëndron, pasi që pala ankuese merret me aktivitet ekonomik”.

Xharra po ashtu u ankua se nuk i kam dhënë të drejtë të jap përgjigjen e saj brenda storjes.

Edhe kjo ankesë iu hodh poshtë po ashtu.

KMSHK vendosi që “Në lidhje me mosdhënien e mundësisë për t’u përgjigjur, KMShK konstaton se pasi që raportimi është bazuar në dokumente përkatëse, është konsumuar kjo e drejtë e palës”.

Pra, tashmë është edhe zyrtare se krejt çfarë kam raportuar unë për këtë keqpërdoruese të titullit gazetare, është krejtësisht e vërtetë, e bazuar në fakte dhe e papërgënjështrueshme.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që VOX Kosova e ka fituar nga ankuesit në KMSHK.

Njëjtë si Jeta Xharra ishte ankuar për një tekst tjetër edhe Fondi për Sigurim Shëndetësor për kronikën me titull “Skandali: Hekuran Murati mori kundërligjshëm para nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”.

Këtu tregonim se si ky institucion ia kishte ndarë ministrit Murati 10 mijë euro me procedurë krejtësisht të kundërligjshme.

Normalisht, edhe këtë rast e fituam.

KMSHK vendosi se VOX Kosova e ka raportuar të vërtetën.

“Pas analizimit të ankesës dhe shkrimit, si dhe provave të paraqitura nga pala ankuese, KMShK gjen se media para publikut ka paraqitur një shkrim hulumtues dhe një video përcjellëse, në të cilat e ka raportuar në tërësi të vërtetën”, thuhet në vendim.

Nuk kryhet me kaq.

Kundër VOX Kosovës në KMSHK ishte ankuar edhe një puthadorë i pushtetit që partia e ka rehatuar në Autoritetin e Konkurrencës ku përmes tij i terrorizon bizneset.

Edhe kjo ankesë, për kronikën me titull “VËZHGIMI ILEGAL Cowboy i VV-së i kushton institucionit 20 mijë euro”, u hodh poshtë.

Edhe këtu, vendimi konfirmon se “Në shkrim media ka ofruar prova të mjaftueshme”, dhe se “media nuk ka bërë shkelje”.

Vendimet e Këshillit të Mediave të Shkruara ose thënë ndryshe Gjykatës së Gazetarëve, janë vetëm konfirmime të asaj që dihet, se ne raportojmë vetëm bazuar mbi fakte dhe krejt çfarë bëjmë është ekspozimi i keqbërësve që u ikin ligjeve për përfitime personale në kurriz të parasë publike.

Kështu do të vazhdojmë.