Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka thënë se hyrja e papenguar dhe filmimi në Kampin e Njësive Speciale të Policisë në Vrellë të Fushë Kosovës nga një shtetas i huaj është cenim i rëndë i sigurisë kombëtare.

Këto komente, Ramadani i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi që VOX Kosova raportoi se si Matt Nadin, i cili paraqitet se është nga Anglia, publikoi video brenda kapit të Njësive Speciale në Vrellë.

“Kjo është alarmuese. Hyrja e papenguar dhe filmimi në Kampin e Vrellës e Matt Nedin është cenim i rëndë i sigurisë kombëtare”, shkroi Ramadani.

Për këtë, deputeti i Aleancës tha se “duhet dhënë përgjegjësi”. “Menjëherë!”.