Raporti 0 me 10 Edhe Kosova pjesë e vendeve të tarifuara nga SHBA-të

“Nga tani e tutje, të gjitha produktet që vijnë nga SHBA-të do të kenë tarifë prej 0% kur të hyjnë në vendin tonë”, njoftonte Kurti më 1 gusht.

Raporti 0 me 10 Edhe Kosova pjesë e vendeve të tarifuara nga SHBA-të

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Përkundër vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për largimin e tarifave ndaj produkteve amerikane, adminisrata amerikane nuk e kurseu Kosovën nga paketa e re e tarifave. Republika e Kosovës u godit me një taksë prej 10%, njëlloj si Shqipëria, Koreja e Veriut, Rusia dhe vende të tjera, raporton televizioni BBC.

“Miliarda dollarë po hynë në Amerikë si pasojë e tarifave”, ka shkruar Donald Trump në Truth Social, pasi tarifat e reja të tij kanë hyrë në fuqi ndaj 90 vendeve të botës.

Ndër vendet që janë goditur më së shumti janë Brazili e India me tarifë prej 50%, të cilat pasohen nga Zvicrra e Kanadaja me nga 39 e 35 përqind respektivisht.

Nga tarifat nuk u kursyen as vendet e rajonit me Serbinë që u godit me 35%, Kroacinë me 15% e Maqedoninë e Veriut me 15% po ashtu.

Kina nuk ka hyrë në këtë paketë tarifash për shkak të bisedimeve që po vazhdojnë mes Pekinit dhe Uashingtonit e që priten të mbarojnë më 12 gusht.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin