Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai mori besimin e 84 deputetëve, të gjithë socialistë, nga 87 sa ishin morën pjesë në votim.

Opozita e udhëhequr nga Sali Berisha bojkotoi procesin e votimit dhe hodhi pankarta kundër mazhorancës socialiste në vend të fletave të votimit.

Peleshi u propozua për këtë pozitë nga kreu i PS-së, Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të socialistëve të enjten.

Në këtë pozitë, ai ka zëvendësuar Elisa Spiropalin.

Peleshi është një nga figurat më të rëndësishme të PS-së. Ai ka qenë Ministër i Mbrojtjes, zëvendëskryeministër, shef i Grupit Parlamentar të PS-së, Kryetar i Bashkisë së Korçës dhe drejtues politik i këtij çarku.