Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kryer një sërë ndryshimesh teknike në kabinetin e tij qeveritar.
Elisa Spiropali është larguar nga detyra e Ministres për Punë të Jashtme e Shqipërisë një ditë pasi vizitoi Kosovën.
Në vend të saj, ministër është emëruar Ferit Hoxha, diplomat karriere që ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në OKB.
Belinda Balluku është larguar nga pozita e zëvendëskryeministres dhe në vend të saj është emëruar Albana Koçiu.
Balluku është larguar edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës për t’i lënë vend Enea Karakaçit.
Vendin e Albana Koçiut në Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka zënë Besfort Lamallari, ish ministri i drejtësisë.
Në dikasterin e drejtësisë është vendosur Toni Gogu, ish drejtuesi i Ministrisë për Marrëdhënie me Parlamentin.
Vendin e Toni Gogut do ta zë Erjona Ismaili, profesore akademike dhe deputete e Partisë Socialiste nga Qarku i Vlorës.
Edhe ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu, është larguar nga pozicioni i tij për t’u zëvendësuar nga Ermal Nufi.








