RAMA 4 Qeveria e re e Shqipërisë betohet para Presidentit Begaj

Pas 12 vitesh në krye të ekzekutivit shqiptar, Rama po hyn në mandatin e tij të katërt, në të cilin premtim kryesor e ka anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

RAMA 4 Qeveria e re e Shqipërisë betohet para Presidentit Begaj

Kabineti Rama 4 dhe Presidenti shqiptar, Bajram Begaj

Edi Rama ka marrë zyrtarisht mandatin e tij të katërt si kryeministër i Shqipërisë, pas ceremonisë së dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj dhe betimit të kabinetit të ri qeveritar para tij.

Qeveria “Rama 4” u votua në Kuvend të enjten, mes kundërshtimeve dhe akuzave të forta të opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike.

Kabineti i ri përfshin figura të njohura dhe disa emra të rinj në poste kyçe. Belinda Balluku ruan pozicionin e saj si numri dy i Qeverisë, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Elisa Spiropali kalon nga drejtimi i Kuvendit në diplomaci si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme vjen për herë të parë një grua, Albana Koçiu, e cila zëvendëson Ervin Hoxhën.

Lista e plotë e kabinetit “Rama 4”:

Kryeministër – Edi Rama

Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj

Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministër i Punëve të Brendshme – Albana Koçiu

Ministër i Financave – Petrit Malaj

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu

Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin