Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një prononcim për Vox Kosova, ka folur për luftën e UÇK-së dhe aktgjykimin e pritshëm ndaj ish-krerëve të saj në Hagë.
Rama ka thënë se historia tashmë e ka dhënë verdiktin e saj për luftën e Kosovës, duke theksuar se Kosova sot është e lirë.
“Historia e ka dhënë verdiktin e saj për luftën tonë. Kosova është e lirë. Tani është radha e drejtësisë të jetë në lartësinë e kësaj historie”, ka deklaruar Rama për Vox Kosova.
Ai ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte luftë e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet, pas një rezistence të gjatë dhe sakrifice të madhe.
Deklarata e Ramës vjen pak ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.








