QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

“Në publik skifter, në takime diskrete pulë” – Takimet e Xhelal Sveçlës me ministrat e Aleksandër Vuçiç-it larg syve të publikut.

Më 10 maj të vitit 2023, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, do dilte me një deklaratë pompoze, përmes së cilës e akuzonte Partinë Progresiste të Aleksander Vuçiqit për lidhje të ngushta dhe dirigjim të grupeve kriminale në Kosovë.

Askush nuk e dinte, se vetëm katër ditë më herët, më 06 maj 2023, ishte vetë Ministri Sveçla që kishte takuar njërin nga akterët më të rëndësishëm të partisë së Presidentit serb, ministrin Nemanja Staroviç.

Takimi ndodhte në Zurich, rreth 100 kilometra larg Solothurnit – qytetit zviceran ku zakonisht takimet e shëtitjet me politikanë serbë i zhvillonin koleget e tij nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila e Fitore Pacolli.

Bashkëpartiaku i Vuçiçit që mohonte masakrën e Reçakut nuk ishte i vetmi në takim. Aty pranë Sveçlës, shihet edhe Sanda Rashkoviç Iviç, politikanja ekstremiste serbe – që zhvilloi dosje kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e quante Adem Jasharin terrorist.

Prezent ishte edhe Dalibor Jevtiç i Listës Serbe. Nuk mungonte as e përhershmja, Mimoza Kusari – Lila, gjersa sërish pjesëmarrës ishin Lutfi Haziri i LDK-së, Ardian Gjini i AAK-së dhe Bekim Çollaku i PDK-së.

Takimi ndodhte kur në Kosovë, thënë së buti, ishte një situatë e komplikuar e sigurisë.

Gjersa vetëm 10 ditë para takimit, Sveçla me bindje të plotë thoshte se policëve serbë që dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës nuk do t’u mundësohet kthimi, ai në Zurich shpaloste krejt tjetër qëndrim.

“Kishte konsensus që bashkësia ndërkombëtare, Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një mënyrë për t’i ndihmuar serbët në veriun e Kosovës që të kthehen në institucione”, thuhej në konkluzionet që kishin arritur pjesëmarrësit në takim.

Temë diskutimi ishte edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Disa nga pjesëmarrësit madje, kishin kërkuar që BE dhe SHBA të ndihmojnë në hartimin e një drafti për të.

Për ministrin Sveçla, pjesëmarrja në këto takime s’ishte rrethanë e re. Ai ishte i rregullt në këto bisedime diskrete. Merrte pjesë edhe në dhjetor të 2021 -ës e  korrik të 2022-ës në Solothurn.

Në Prishtinë, akuzat bëheshin me zë të lartë, ndërsa në Zvicër kompromiset nënshkruheshin pa zë.

Nganjëherë, edhe në shëtitje relaksuese shesheve të Zvicrës.

LAJME

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

S’LARGOHET VETË Abdixhiku: Për dorëheqjen time vendos Kuvendi i LDK-së

DYSHIME PËR MANIPULIME KQZ merr vendim që të rinumërohen 914 vendvotime

FAKT YOU

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

E PABESUESHME Albin Kurti duke bërë thirrje publike për shkelje kolektive të ligjit nga shtetasit e Kosovës

SHEF VUÇIÇIN Ministri që e takuan Kusari – Lila e Fitore Pacolli mohonte Masakrën e Reçakut, lobonte fuqishëm kundër Kosovës

DHOMA SPECIALE

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

WOW JACK FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani