“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

Mijëra përfitues të subvencioneve nuk i kanë marrë paratë, edhe pse janë shpallur fitues. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka pranuar vonesat.

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

Ilustrim

Mijëra fermerë nuk i kanë marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe pse procesi është mbyllur prej muajsh.

VOX Kosova merr vesh se bëhet fjalë për mbi 10 mijë fermerë të cilët, ndonëse janë shpallur fitues, nuk i kanë marrë ende subvencionet e tyre dhe nuk kanë një afat të caktuar se kur do t’i marrin ato.

Pakënaqësia e fermerëve tashmë është shpërfaqur hapur edhe online.

Faqja zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë në Facebook është vërshuar me komente të qytetarëve, të cilët shprehin frustrimin e tyre që nuk u janë ekzekutuar mjetet financiare, derisa kërkojnë që të njëjtat të alokohen sa më parë në llogaritë e tyre.

Se nuk ua kanë dhënë paratë fermerëve, e ka pranuar edhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në një përgjigje për VOX Kosova, ata kanë thënë se një pjese të fermerëve u janë kryer pagesat, ndërsa theksojnë që pjesës tjetër do t’u ekzekutohen ditëve në vijim – pa dhënë afat kohor të saktë se kur.

“Duke u bazuar në informacionet e deritanishme nga Drejtoria e Pagesave dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa, janë ekzekutuar mjetet për një numër të madh të fermerëve, si dhe pjesës së mbetur të fermerëve që nuk iu kryer pagesa, pritet që t’iu ekzekutohen ditëve në vijim”, kanë thënë nga kjo agjenci.

Sipas tyre, një pjesë e fermerëve nuk kanë mundur ende të marrin pagesat “për shkak të procedurave shtesë administrative, çka ka ndikuar në vonesën e përfundimit të tyre”.

VOX Kosova ka kërkuar informacion edhe mbi numrin e fermerëve që ende nuk kanë marrë subvencionet dhe për vlerën, por nga kjo agjenci kanë refuzuar që të përgjigjen.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani