Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror në luftën e Ukrainës gjatë natës, duke e futur nën flakë objektin më të madh qeveritar në Kievin qendror dhe duke vrarë së paku katër persona, përfshirë një foshnjë, kanë thënë zyrtarë ukrainasë të dielën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se dronët dhe raketat kanë vrarë katër njerëz dha kanë shkaktuar dëme në veri, jug dhe lindje të vendit, përfshirë qytetet Zaporizhzhia, Kryvyi Rih e Odesa, si dhe rajonet Sumy e Chernihiv.
“Vrasje të tilla tani, kur diplomaci e vërtetë do të mund të kishte filluar qysh moti, janë krime të qëllimshme dhe zgjatim i luftës”, ka shkruar Zelensky në një postim në rrjetin social X, duke lëshuar edhe një thirrje për aleatët që të fuqizojnë sistemet mbrojtëse kundërajrore të Ukrainës.
Ky sulm ka nënvizuar pesimizmin ne rritje në Ukrainë dhe në mes të aleatëve që lufta mund të mbarojë shpejt, me presidentin rus, Vladimir Putin, që po u reziston thirrjeve për një armëpushim i inkurajuar nga shtrëngimi i marrëdhënieve me Kinën.









