Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së Bordit të ri të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sadiku ka pretenduar se kandidati më i vlerësuar, si dhe kandidatët e renditur në vendin e tretë dhe të katërt, nuk janë propozuar nga Ministria e Ekonomisë.

“Nëse vlerësimi profesional nuk respektohet, atëherë për çfarë bëhet vlerësimi?”, ka shkruar Sadiku.

Ai e ka cilësuar këtë si “vrasje të meritokracisë” dhe ka kritikuar Qeverinë, duke e quajtur “Qeveria e WhatsApp-it”.

Sadiku u është drejtuar edhe kandidatëve Petritit, Ganiut dhe Skënderit, duke thënë se ata ishin ndër më të vlerësuarit në proces, por se sipas tij, “dija, përvoja dhe puna” nuk po mjaftojnë për avancim në institucionet e Kosovës.