Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën, se do Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja Vjosa Osmani, pas konstituimit të parlamentit.

Kështu ka njoftuar Basha, përmes një postimi në Facebook, pas një takimi që ka pasur me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin tha se ka nënvizuar nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës.

“Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.

Si Kuvend, Basha theksoi se do të vazhdojnë të punojmë me përgjegjësi të plotë në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

“Besimi i qytetarëve është udhërrëfyesi ynë kryesor. Në këtë frymë, uroj që kjo legjislaturë të shërbejë me përgjegjësi dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave të qytetarëve që përfaqësojmë”, shtoi.