Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e programit qeverisës, duke thënë se, edhe në muajin e pestë pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk është paraqitur një program për diskutim publik dhe parlamentar.
Tahiri ka thënë se Qeveria ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për drejtimin e vendit.
“Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka përmendur energjinë, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat e integrimit, si fusha për të cilat, sipas tij, Qeveria duhet të ketë një plan të qartë.
Në fund, Tahiri ka vlerësuar se qeverisja po vazhdon pa një drejtim të qartë.
“Gjithçka po mbetet në improvizim”, ka përfunduar ai.









