Të pranishëm në shkeljen e radhës kushtetuese në Kuvendin e Kosovës qëndruan veç Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Të vetëdijshëm se janë partnerë në shkelje të rendit kushtetues, qeveria u zgjodh në një atmosferë zymtësie me fytyra të ngrysura e pa entuziazëm, derisa kryeministri pa përmbajtje plotësohet me gjeste.

Këta përfaqësues të popullit e konstituuan Kuvendin duke e tejkaluar votimin për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Një gjë të tillë nuk e kishin bërë për nënkryetarin e komunitetit serb kur Kuvendi kishte mbetur i pakonstituuar dhe i bllokuar me javë vitin e kaluar.

Gjithsesi, kur ishte fjala te ky i PDK-së, Vetëvendosje e tejkaloi.

“Konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Albulena Haxhiu në cilësinë e Kryetarës së Kuvendit.

Por, Gjykata Kushtetuese ka një aktgjykim të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

Aktgjykimi me numrin KO265/25 e thotë shumë qartë:

“Një Seancë Konstituive që mbahet, por nuk e zgjedh Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit, është seancë e papërfunduar.”

Dhe sipas Gjykatës Kushtetuese, moszgjedhja e të gjithë nënkryetarëve u atribuohet veç deputetëve të Kuvendit.

“Në këtë kuptim, Aktgjykimi sqaron se mosarritja e shumicës së kërkuar për zgjedhjen e kandidatit për nënkryetar/e të Kuvendit përbën dështim të deputetëve për të përmbyllur me sukses Seancën Konstituive”.

Për më tepër, vetë senanca konstitutive po mbahej jashtë afateve kushtetuese.

Vendimi i fundit i Gjykatës i marrë për këtë cështje, precizon qartësisht se seanca konstituive duhej të përbyllej jo më largë se 30 ditë nga data e certifikimit të zgjedhjeve.

Dhe ne jemi plotë 37 ditë jashtë kësaj date.

Tash, Kosova është e vërtetë që ka një Qeveri.

Qeveri antikushtetuese.