Qetësia pas stuhisë Nepali sot pritet të bëhet me kryeministër të ri

Emërimi i Karki pritet të zyrtarizohet sot pas një takimi në rezidencën e Paudel.

Qetësia pas stuhisë Nepali sot pritet të bëhet me kryeministër të ri

Sushila Karki

Ish-kryetarja e gjykatës supreme të Nepalit, Sushila Karki, pritet të emërohet si kryeministrja e përkohshme e shtetit, një burim i afërt me bisedimet i ka treguar Reuters të premten, pas një proteste intensive që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Sharma Oli.

Kryengritja më e madhe në vite në shtetin e Nepalit, që la të vdekur 34 persona këtë javë dhe lëndoi më shumë se 1,300 të tjerë ndërsa policia luftoi për të kontrolluar turmat, u nis nga një ndalim i rrjeteve sociale që tani janë kthyer prapë. Dhuna pushoi vetëm pasi Oli dha dorëheqjen.  

“Sushila Karki do të emërohet si kryeministre e përkohshme”, ka thënë një ekspert kushtetues i konsultuar nga presidenti Ramchandra Paudel dhe shefi i ushtrisë Ashok Raj Sigdel, i cili kërkoi anonimitet për shkak të ndjeshmërisë së negociatave.

“Ata (Gen Z) e duan atë. Kjo do të ndodhë sot”, shtoi burimi, duke iu referuar protestuesve Gen Z emri i famshëm i të cilëve rrjedh nga mosha e shumicës së pjesëmarrësve.

Emërimi i Karki pritet të zyrtarizohet sot pas një takimi në rezidencën e Paudel, e akorduar për orën nëntë, sipas një burimi Gen Z të përfshirë në bisedimet.

Zyra e presidentit dhe zëdhënësi i ushtrisë nuk janë përgjigjur në një kërkesë të Reuters për koment mbi çështjen.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin