Komandantët ushtarakë të Tajlandës dhe Kamboxhias kanë zhvilluar bisedime gjatëtë martës, ndërsa kufiri mes dy vendeve është rikthyer në qetësi pas një konflikti 5-ditor. Rezidentët e zhvendosur kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre pasi dy fqinjtë e Azisë Juglindore njoftuan se kanë arritur një pakt për ndalimin e luftës.
Liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias u takuan të hënën në Malajzi dhe u pajtuan për një armëpushim që të ndalojnë konfliktin më vdekjeprurës mes tyre në më shumë se një dekadë duke lënë të vdekur së paku 40 persona, me shumicë civil, ndëesa rreth 300 mijë të tjerë u shpërngulën nga të dy vendet.
Edhe pse Ushtria e Tajlandës ka thënë se ka pasur sulme nga trupat kambode në së paku 5 lokacione herët këtë të martë dhe kështu e kanë shkelur armëpushimin nën efekt që nga mesnata, komandantë nga të dy palët janë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime, ka thënë një zëdhënës i Ushtrisë së Tajlandës.
Kamboxhia ka mohuar akuzat duke insistuar se trupat e saj kanë ruajtur marrëveshjen për armëpushim që nga mesnata dhe po vazhdojnë të bëjnë njejtë, sipas një deklarate lëshuar nga Ministri i Mbrojtjes Tea Seiha.