Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë vendimet për marrëveshjet e tregtisë këtë javë edhe pse diskutimet me diskutime të ndara me Kinën dhe Bashkimin Evropian vazhdojnë, ka thënë shefi i tregtisë amerikane Hoëard Lutnick ketë të martë, pak ditë para afatit të vendosur nga vet Trumpi më 1 gusht.
“Do t’i përfundojmë gjërat deri të premtën”, ka thënë Lutnick në një intervistë për CNBC.
Zyrtarë të BE-së dhe SHBA-ve janë ende duke diskutuar tarifat në alumin dhe rregullimet për shërbime digjitale pas kornizës së pranuar nga palët të dielën. Bisedimet me Kinën, shtoi ai, janë poashtu “punë në vete”.