Pas deklaratës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i doli në mbrojtje vendit tonë ku ndër të tjera tha se barazimi i Kosovës me një situatë tjetër ndërkombëtare është i gabuar.

“Çështja e Kosovës qëndron në themelet e veta historike, politike dhe juridike. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e paekuivoke: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një çështje krejt tjetër. Ajo përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregullat” thuhet në reagimin zyrtarë.

Në ndërkohë një gjë e tillë nuk është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës që udhëhiqet nga Glauk Konjufca.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, as ai dhe as faqja zyrtare e MPJD-së nuk kanë dal me një reagim.

Deri tani, hap në këtë drejtim ka marr Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e largoi flamurin ku shkruante “Free Ukraine” në qender të Prishtinës.