Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pas dështimit të formimit të Qeverisë, vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Përkundër faktit që ata me dhjetëra herë, këtu pikërisht në këtë vend, kanë potencuar se le të formohet Kuvendi se mandej i kanë numrat e Qeverisë, ajo çfarë po ndodh sot dhe çfarë në fakt ndodhi sot, është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë Bajrami.

Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë dhe në zgjedhjet e ardhshme “të mos votohen bllokuesit, të korruptuarit dhe të paaftët”.