Qëndrimet e ndryshme të Kurtit për Serbinë Nga paralajmërimet për luftë te “s’kemi informacione”

Paqartësi në qëndrimet e Kurtit – Nga lufta që po vinte te “nuk kemi informacione”.

Qëndrimet e ndryshme të Kurtit për Serbinë Nga paralajmërimet për luftë te “s’kemi informacione”

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur informacione për ndonjë plan të mundshëm sulmi nga Serbia. Kjo u tha pas pretendimeve të presidentit amerikan Donald Trump se një gjë e tillë ishte planifikuar, por ishte ndalur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes (SHBA).

“Nuk mund t’i di planet që i kanë. Nuk i kam informacionet e tyre. Me siguri SHBA në përgjithësi kanë më shumë informacion se çfarë synimesh operacionale ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre”, ka thënë Kurti në një intervistë televizive më 2 korrik.

I rezervuar ai tregohet dhe thirret në mungesë informacioni, duke shmangur komentet konkrete dhe duke ia lënë ato vetëm partnerëve ndërkombëtarë. Por, në deklarata të mëhershme publike, fliste ndryshe. Ai kishte përmendur rrezikun që i kanosej Kosovës nga Serbia.

“Serbia nuk po e fsheh se po kërkon rikthim në Kosovë, në esencë po kërkon luftën që e humbi”, pati thënë Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në dhjetor të vitit 2022, duke shtuar se mohimi i shtetit dhe pavarësisë nga ana e Serbisë përbën një kërcënim të vazhdueshëm për Kosovën.

Në një paraqitje tjetër publike, ai pati edhe një paralajmërim për luftë.

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, thoshte Kurti në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

Aty ai fliste qartë për një kërcënim serioz që vinte nga Serbia dhe lidhte situatën me ndikimin rus.

Ky ndryshim mund të krijojë një orientim të paqartë të Qeverisë përballë çështjeve: siguria kombëtare dhe raportet me Serbinë.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin