Vendimin për ish-krerët e UÇK-së, qindra shqiptarë janë mbledhur ta presin edhe para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Atje, pos qytetarëve, në pritje janë edhe disa nga familjarët e të akuzuarve, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Fotografitë nga terreni tregojnë se atje qytetarët janë mbledhur në numër të madh, me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së.









