“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paska shku edhe sot me bo një SHOË POLITIK para Prokurorisë”.
Kështu e ka komentuar Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, paralajmërimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë për dorëzimin e disa materialeve në Prokurorinë Speciale.
“Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës?”, i pyeti Rama ata.
“Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, potencoi i pari i kryeqytetit.
Të hënën, VV-ja në Prishtinë njoftoi se do të dorëzojnë të martën në ora 10:00 disa materiale në Prokurorinë Speciale.
Ata nuk dhanë detaje se çfarë përmbajnë këto materiale apo me kënd kanë të bëjnë.









