Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur sërish për punimin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shkruar në bashkëautorësi nga Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. Limaj thotë se Basha duhet të japë dorëheqje nga posti.
“Ai nuk është kryetar i Kuvendit tim. Ai njeri duhet të japë dorëheqje nga kryetari i Parlamentit. Duhet me u ndal dhe me jetu me pasojën. Nuk dua ta fus motivin, unë vetëm po them se duhet të keni pasoja për veprimin që keni bërë”, ka thënë Limaj në ATV.
Për Limajn, deklaratat e dikurshme të ish-ministrit Aleksandar Jabllanovic dhe punimi i Bashës janë në një kategori. Sipas tij, e gjithë kjo situatë nuk mund të kalohet “me një kërkim falje”.
“Isa Mustafa e shkarkoi. Por pati një reagim qytetar të jashtëzakonshëm, nuk mund të ikësh me një kërkim falje”, tha Limaj.