PUNIMI ANTI-UÇK Kallëzim penal dhe padi civile për Dimal Bashën

"Po ashtu, do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet"

PUNIMI ANTI-UÇK Kallëzim penal dhe padi civile për Dimal Bashën

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mund edhe ta ketë hequr emrin nga një shkrim anti-UÇK, i realizuar bashkë me një autore maqedonase. Por ai do të përballet me kallëzim penal dhe padi civile nga një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku.

Pllashniku do të dorëzojë sot kallëzimin penal dhe padinë civile ndaj kryeparlamentarit të Kosovës përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e UÇK-së nga kartelët e drogës, si dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.

“Ditën e premte, në Prokurorinë Speciale në orën 13:20, do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës për propagandën dhe përhapjen e fakteve të pavërteta ndaj UÇK-së. Ai ka theksuar se UÇK-ja është financuar nga kartelët e drogës, pretendime që i ka publikuar në një revistë shkencore në një universitet në SHBA. Po ashtu, fakti që Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe ka shpërndarë të dhëna kundër UÇK-së, duke i dhënë informata asaj për këtë publikim kundër popullit shqiptar, është pjesë e padisë. Si avokat dhe përfaqësues i UÇK-së, të premten do të procedojmë kallëzimin penal, ku do të kërkojmë që gjatë hetimit të merret në tërësi revista e publikuar. Po ashtu, do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet. Universiteti amerikan do të na sigurojë revistën shkencore, e ku do të konstatohet vepra penale e kryer nga Dimal Basha”, tha avokati Gjini.

LAJME

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

ZGJEDHJET Rinumërohen 688 nga 2557 vendvotime

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani