Ndaj Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në lidhje me pretendimet e tij se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kishte bashkëpunuar me trafikantë të drogës, në një punim shkencor ku kryeparlamentari ishte bashkautor.
Kallëzimin penal ndaj kreut të Kuvendit e ka dorëzuar ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashmiku, përmes avokatit Gent Gjini.
“Prokuroria Speciale duhet t’i zgjidh të gjitha dilemat, sepse për neve nuk ka dilema, sepse është pikërisht Dimal Basha në një revistë shkencore për ngritjen e tij akademike ka publikuar informacione se UÇK-ja është e financuar nga kartelat e drogës dhe që kjo për neve ka qenë indinjuese, dhe është kodi penal e i cili e sanksionon dhe e dënon këtë gjuhë dhe është një përgjegjësi penale ku Dimal Bashën e pret përgjegjësia penale, por pse jo edhe burgu”, ka thënë Gjini para gazetarëve.
Basha, para disa ditësh ka thënë se është larguar emri i tij nga artikulli skandaloz kundër UÇK-së.