Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar sot (e enjte) në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë.
Lënda u dorëzua nga deputeti Abelard Tahiri dhe avokati Faton Fetahu. PDK ka kërkuar masë të përkohshme, në mënyrë që ky vendim të mos zbatohet deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes nga gjykatat.
Më 12 gusht, shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale mori vendim që i dha të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë. Sipas vendimit të ZRRE-së, të gjitha bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Ky vendim i përfshin rreth 1300 biznese.