Disa orë pasi deklaruan “pauza humanitare”, forcat izraelite kanë vrarë 43 palestinezë, 9 prej të cilëve po prisnin për ndihma. Shefi i ndihmave në OKB, Tom Fletcher, thotë se qasja është përmirësuar pak por paralajmëron se famina është duke u përkeqësuar, me vetëm 73 kamionë me ndihma që po futen në Gaza e që është shumë larg nga ç’është e nevojshme.