Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar Gjykatën Speciale, pas pranimit të provave nga Serbia në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe kundër ushtrisë tonë çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim: pra që ta rishkruajnë historinë”, tha Osmani në një konferencë për media të martën.
Ajo ka kërkuar që si institucione, si qytetarë, si popull, si komb, “t’i bashkojmë forcat në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Kosovës”.