Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka konfirmuar se kanë filluar përgatitjet për një protestë kundër Gjykatës Speciale edhe në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Po, më kanë thirrur Shoqata e Veteranëve të Luftës në Maqedoni. Sigurisht që edhe ata janë në përpjekje e sipër”, ka deklaruar Ahmeti për VOX Kosova.

Ahmeti ka thënë se organizimi i kësaj proteste është vetëm çështje kohe. “Varet prej kohës se kur do të organizohet dhe do të bëhet”.