Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka thënë se dhuna e përdorur nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve është “brutale” dhe “joproporcionale”, ndërsa ka shtuar se organizimi i protestave dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore – dhuna dhe shtypja ndaj të cilave tregon për frikë të regjimit ndaj qytetarëve të vet.

Më 7 shtator 2022, Republika e Shqipërisë kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si shkak e provave të shumta që çonin te Irani për një sulm kibernetik në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishte urdhëruar largimin e gjithë personelit të ambasadës iraniane për 24 orë.

Kujtojmë se njerëz në mbi 100 qytete kanë dalë rrugëve për të protestuar tash e 13 ditë kundër shtrenjtimit gjithnjë e më tepër të jetës në Iran. Autoritetet kanë ndërprerë qasjen në internet dhe linja telefonike.

Së paku 45 protestues, ndër ta 8 fëmijë, janë vrarë gjatë demonstratave, sipas organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran, që funksionon në Norvegji. Organizata në fjalë ka raportuar se qindra të tjerë janë lënduar dhe mbi 2000 janë dërguar në mbajtje.