Ayatollah Khamenei, lideri suprem i Iranit, ka akuzuar presidentin amerikan për nxitje të mosbindjes, ndërsa po vazhdojnë protesta nëpër gjithë Iranin e ndërs Princi i Kurorës në azil Pahlavi ka bërë thirrje për demonstrata masive.
Ayatollah Ali Khamenei ka akuzuar protestuesit për “shkatërrim të rrugëvë të veta për ta bërë të lumtur një president të një vendi tjetër” duke iu referuar presidentit amerikan, Donald Trump.
Lideri 86 vjeçar i regjimit në Tehran ka sinjalizua se autoritetet do të shtypin demonstruesit gjatë një adresimi të shkurtër televiziv, ndërsa një audiencë e pranishme brohoriste “Vdekje Amerikës”.
Protestuesit kanë marshuar nëpër Tehran dhe qytete të tjera këtë të enjte pasi Princi i Kurorës në azil, Reza Pahlavi, bëri thirrje për demonstrata masive. Video të shkurtra të shpërndara nga aktivistët shfaqën protestues duke brohoritur kundër qeverisë.
Media shtetërore e Iranit ka thyer heshtjen të premten, duke pretenduar se “agjentë terrorist” të SHBA-së dhe Izraelit kanë ndezur zjarre dhe kanë nxitur dhunë. Televizioni shtetëror tha se ka pasur fatkeqësi duke mos dhënë detaje.