Erdan Soltani, 26 vjeçar, është arrestuar në shtëpinë e tij më 8 janar. Katë ditë më vonë, autoritetet iraniane njoftuan familjen e tij për dënimin me vdekje të shpallur ndaj tij.
Soltani, aktualisht, po mbahet në burgun Qazl-Hisar në Karaj, sipas disa raportimeve të pakonfirmuara. Autoritetet iraniane kanë urdhëruar familjen e tij ta vizitojnë burgun të martën dhe ta takojnë familjarin e tyre. Koha e vizitës ka ngritur shqetësimin se ky mund të jetë takimi i fundit para ekzekutimit.
Raportimet thonë se rasti i Soltanit ka proceduar me standarde minimale gjyqësore. Atij i është mohuar mundësia për të zgjedhur avokat dhe i janë mohuar të drejta tjera ligjore nga arrestimi deri te dënimi.
Një burim i afërt me familjen ka thënë se otra e Soltanit kishte aplikuar për të përfaqësuar vëllain e saj dhe ta hulumtojë rastin, por i ishte mohuar qasja në dokumentacione.
Familja është mbajtur e painformuar për detajet e akuzave kundrejt Soltanit dhe për rrjedhën e gjyqit.
Protesta të shumta kundër qeverisë së Ayatollah Ali Khamenei janë ndezur nëpër të gjithë Iranin si pasojë e shtrenjtimit të jetës dhe devalvimit të rialit iranian, gjë që ka vështirësuar rrjedhën e jetesës.