Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke u takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kuptuar VOX Kosova.
Takimi është duke u zhvilluar në hapësirat e Kuvendit, ndërkohë që jashtë qytetarët janë mbledhur në çdo dalje të Kuvendit dhe Qeverisë për t’i bllokuar deputetët që të mos dalin nga Kuvendi pa u miratuar Ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë.
Në seancën e së hënës, Kuvendi miratoi në lexim të parë Ligjin për Specialen.
PDK po kërkon që ligji të votohet edhe në lexim të dytë, por Vetëvendosja ka kërkuar që fillimisht të zgjidhet Presidenti.
Ligji për Specialen u iniciua nga PDK-ja, pasi që Specialja dënoi më 16 shtator ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.









