PROTESTA PËR UÇK-NË A rrezikojnë ish-ushtarë të UÇK-së të arrestohen në Maqedoni? – flet Izet Mexhiti

Maqedonia nuk është një shtet që ish-ushtarë të UÇK-së mund të kalojnë krejt lirshëm. Të paktën dy ish-ushtarë të UÇK-së ishin ndaluar në Maqedoninë e Veriut me fletarreste nga Serbia.

PROTESTA PËR UÇK-NË A rrezikojnë ish-ushtarë të UÇK-së të arrestohen në Maqedoni? – flet Izet Mexhiti

Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, nesër Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon protestën e radhës në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit që po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Por, Maqedonia nuk është një shtet që ish-ushtarë të UÇK-së mund të kalojnë krejt lirshëm.

Të paktën dy ish-ushtarë të UÇK-së ishin ndaluar në Maqedoninë e Veriut me fletarreste nga Serbia.

Blerim Ramadani ishte ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. Në vitin 2016, pikërisht për shkak të fletarresti nga Serbia, ishte arrestuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut Gafurr Elshani.

Izet Mexhiti, kryetar i Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN – që është edhe pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – tha se problem nuk është shteti atje por INTERPOL-i.

“Nuk kanë problem me shtetin e Maqedonisë, por problemi është që në INTERPOL është Serbia dhe në INTERPOL i lëshon ato fletarreste. Nuk ka të bëjë me Maqedoninë, por drejtpërdrejt në INTERPOL i lëshon ato listat”, deklaroi ai për Vox Kosova.

I pyetur se a ka garanci që nesër secili ish-ushtar i UÇK-së të kalojë pa problem, tha se po punojnë që gjithçka të shkojë qetë.

“Jemi duke punuar me kalu qetë e mirë. Jemi duke punuar për të pasur mbarëvajtje të protestës”, tha Mexhiti.

Protestën e nesërme e ka mbështetur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, organizata dhe personalitete të tjera kombëtare.

Kjo protestë vjen pas asaj në Strasburg, Hagë, Tiranë dhe Prishtinë.

Procesi në Hagë kundër krerëve të UÇK-së ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve dhe në shkurt do të jepen fjalët përfundimtare të palëve.

Në maj 2026 ndërkaq pritet të shpallet vendimi i panelit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim e proces gjyqësor që nga nëntori 2020.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani