Protesta për padrejtësinë Speciale Krasniqi thirrje qytetarëve të marrin pjesë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale.

Protesta për padrejtësinë Speciale Krasniqi thirrje qytetarëve të marrin pjesë

Foto nga arkivi: Memli Krasniqi në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, kundër Gjykatës Speciale, më 2 prill 2023.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka mbështetur protestën e 7 gushtit të veteranëve të UÇK-së kundër Gjykatës Speciale. Ai e quajti zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së “shqetësuese” dhe “shmangie nga standardet e pritura të drejtësisë”.

“Ftoj të gjithë qytetarët që besojnë në drejtësinë e luftës sonë për liri, në dinjitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, që t’i bashkohen kësaj proteste më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Protestën e ka mbështetur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka quajtur legjitime dhe të drejta kërkesat e veteranëve.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media të hënën, njoftoi se protesta do të mbahet në orën 17:00 para objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se protesta është thirrur për shkak të “padrejtësive të Gjykatës Speciale”, “shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve” dhe, siç u shpreh, “heshtjen e institucioneve të vendit”.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin