Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar ashpër zhvillimet e orëve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke paralajmëruar për përshkallëzim të situatës.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se protesta është e pashmangshme për shkak të, sipas tij, shkeljeve të rënda kushtetuese që po ndodhin.

“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore”, ka shkruar Haradinaj.

Reagim ka pasur edhe nga Besnik Tahiri, shef i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, I cili zhvillimet i ka cilësuar  si shkelje të rëndë kushtetuese.

Ai deklaroi se ajo që ndodhi përbën një “puç kushtetues”, duke akuzuar kryesuesen Albulena Haxhiu për cenim të rendit juridik.