Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Qeveria Kurti “ka qasje diktatoriale ndaj komunave dhe qytetarëve që nuk i votojnë”. Në protestën organizuar nga Asociacioni i Komunave, Rama tha se kjo tendencë “duhet të luftohet”.
“Kemi më pak shkolla, rrugë, çerdhe, hapësira publike. Të gjitha këto nevoja të qytetarëve tanë të cilët paguaj taksa, që ua paguajnë rrogat këtyre qeveritarëve bllokues, këtyre qeveritarëve mashtrues, që i bllokojnë komunat, që i ndëshkojnë qytetarët që s’kanë votu dikë të partisë së tyre. Pra tendencë puro autokratike, puro diktatoriale”, tha Rama.
“VV përdor institucionet për bllokada në anën tjetër organizojnë konferenca për shtyp kinse komunat s’po kryejnë punë”, shtoi.
“Nuk mundet të centralizohen të gjitha proceset. E kemi provu këtë dekada ma përpara, kemi pasë komunizëm. A i vyn komunizmi këtij vendi?”, tha Rama.
Në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë po mbahet protestë e kryetarëve të Komunave të Kosovës kundër qasjes së Qeverisë në raport me shpërndarjen e buxhetit dhe bllokimin e proceseve.








