PROTESTA E 13 DHJETORIT OVL-UÇK fton shqiptarët që të bashkohen në Shkup kundër Speciales

OVL-UÇK ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 13 dhjetorit në Shkup.

PROTESTA E 13 DHJETORIT OVL-UÇK fton shqiptarët që të bashkohen në Shkup kundër Speciales

Flamuri i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ftuar shqiptarët të bashkohen në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup të Maqedonisë së Veriut kundër Gjykatës Speciale.

Në takimin që kanë mbajtur të martën me kryetarët e degëve kanë diskutuar lidhur me përgatitjet e fundit për protestën.

“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin ‘Skënderbeu’ në ora 13:00 në Shkup. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, thuhet në njoftim.

Protesta në Shkup është e pesta me radhë që po organizohet nga OVL-UÇK, pas atyre që u mbajtën në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, ku dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet protestuan kundër Speciales.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani