Policia indiane ka ndaluar një duzinë njerëzish gjatë një proteste të rrallë në New Delhi, e cila u bë për të kërkuar veprim për frenimin e ajrit toksik që rrethon kryeqytetin dhe rajonet përreth.

Protesta e së dielës nga turma të moshave të ndryshme që mbanin banderola dhe bërtisnin slogane para se policia t’i largonte ishte një moment i rrallë.

“Ne kemi vetëm një problem, dhe ai është i ajrit të pastër”, tha Neha, një protestuese me maskë, që dha vetëm një emër.

“Ky problem po vazhdon tash e sa vjet, por nuk po ndërmerret asnjë veprim”, i tha ajo agjencisë së lajmeve ANI.

Pamje nga kjo agjenci shfaqën policë që zvarrisnin protestues, disa nga të cilët mbanin banderola që shkruanin, “Frymëmarrje po na vret”, ndërsa të tjerë bërtisnin slogane si “E drejta jonë, ajër i pastër”.

Pozicionimi në vendin e 345 në indekse të kualitetit të ajrit është renditje shumë e dobët, krahasuar me vlerësimet “mirë” për kategoritë 0-50.