Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka propozuar Kryetaren e Akademisë së Shkencave, Justina Shiroka-Pula, për Presidente, pa e pyetur fare.

Ai ka theksuar se nëse PDK-ja do ta votojë atë për Presidente, ata do ta votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza le të del publikisht sonte pas meje menjëherë që 22 deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për President, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht. Pra, jo më pas, përpara”, tha Kurti në një konferencë për media.

“Një seancë me dy pika, pika e parë leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë. Dhe, mandej votimi për Presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”.

“Pra, një seancë Kuvendi me dy pika votimi i projektligjit mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e Presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula”.

Kryeministri konfirmoo se nuk e ka pyetur fare Shiroka-Pulën, duke theksuar se atë duhet ta bind Bedri Hamza.

Kurti në konferencën paraprake për media kishte thënë se nëse Partia Demokratike e Kosovës e voton për President Feride Rushitin ose Glauk Konjufcën, ata do ta votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale.

Por, Hamza iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk bën pazare me UÇK-në.